Zyrtare: Real Madrid e kthen Casillasin

Real Madridi ka njoftuar se Iker Casillasi është kthyer në skuadër. Ish- portieri legjendar është emëruar si si zëvendës i menaxherit të përgjithshëm në fondacionin e skuadrës galaktike.

Marketing

“Casillasi është një legjendë e Real Madridit. Ai përfaqëson vlerat e klubit tonë dhe është portieri më i mirë në historinë tonë”, ka thënë presidenti Perez.

Iker Casillasi fitoi 19 tituj gjatë 25 vjetëve që ai mbrojti fanellën e ekipit spanjoll: 3 Kupa Evropiane, 3 Kupa Botërore Klubesh, 2 Super Kupa Evropiane, 5 Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Super Kupa Spanjolle. /Indeksonline/

Marketing