Zyrtare: Ronaldo lojtari më i ri i Al Nassr

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është lojtari më i ri i Al Nassr.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi dhe lojtari, përcjell lajmi.net.

Marketing

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2025, siç pritej – paga afër 200 milionë euro në vit, me marrëveshje komerciale të përfshira.

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka nënshkruar për Al Nassr FC në Arabinë Saudite, ku do të luajë për dy sezonet e ardhshme, pas një muaji të përfolur se pesë herë fituesi i Topit të Artë prishi marrëdhëniet e tij me Manchester United gjatë Kupës së Botës në Katar.

Al Nassr ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me 37 vjeçarin, pasi mediat kryesore saudite e avancuan marrëveshjen në orët e mëparshme.

Gjithçka tregon se portugezi do të bashkohet në janar.

Al Nassr është një nga klubet më të mira në Arabi dhe ka qenë nëntë herë kampion i ligës.

Cristiano Ronaldo, pa klub pas largimit nga Manchester United, prej disa javësh ishte i lidhur me Al Nassr, edhe pse i pyetur për këtë gjatë Kupës së Botës, ai u kufizua të thoshte se “jo” nuk ishte e vërtetë.

Përveç Ronaldos Al Nassr është duke monitoruar edhe disa yje të tjerë të futbollit.

Marketing