Ballina Sport Zyrtare: Sadio Mane Lojtari Afrikan i Vitit

Zyrtare: Sadio Mane Lojtari Afrikan i Vitit

Sadio Mane ka fituar çmimin si Lojtari Afrikan i Vitit.
Ylli senegalez, Mane është shpërblyer për sezonin e tij të jashtëzakonshëm, duke fituar çmimin si lojtari më i mirë afrikan.

Marketing

Mane fitoi Kupën e Afrikës me Senegalin, si dhe siguroi kualifikimin në Kupën e Botës. Të dyja këto i bëri në përballje me rivalin e tij për çmimin e lojtarit afrikan të vitit, Mohamed Salah.

Po ashtu, pjesëmarrja në finale të Champions League dhe paraqitjet me Liverpool ishin një tjetër element që ndihmuan Mane për këtë çmim.

Përveç Mane, edhe trajneri i Senegalit u stolis me çmimin trajneri afrikan i vitit.

Exit mobile version