ZYRTARE: Shitet Roma

AS Roma është bërë me pronar të rinj.

Marketing

James Pallota ka vendosur të shesë Romën të Dan Friedkin.

“AS Roma mund të konfirmojë se është arritur marrëveshje mes aksionarëve të Romës dhe një gurpi Friedkin në lidhje me shitjen e klubit”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Kontrata zyrtare është nënshkruar të mërkurën mbrëma.

“Të gjithë ne në grupin Friedkin jemi të lumtur që kemi ndërmarrë hapat për t’u bërë pjesë e këtij qyteti dhe klubi. Ne mezi presim që të mbyllim sa më shpejt blerjen dhe të futemi në familjen AS Roma”, ka deklaruar Dan Friedkin, kryetar dhe drejtor në grupin Friedkin.