Zyrtarë të lartë të BDI-së për vizitë në Komunën e Strugës

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot do ta vizitojnë Komunën e Strugës.

Marketing

Siç informojnë nga partia është parashikuar që zëvendëskryeministrat Sadulla Duraku dhe Bujar Osmani, zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, ai i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini dhe ministri për Investime Isen Xhemaili, zëvendësministra, sekretarë shtetëror, deputetë dhe funksionar tjerë,të qëndrojnë për vizitë në Komunën e Strugës.

Janë paralajmëruar edhe vizita të kompanive Nabizi dhe “Ing Luli”, si dhe të vendbanimeve, Llabunishtë dhe Veleshtë, si dhe Dollogozhdë dhe Ladorisht. .

Marketing