ZYRTARE: Tottenham eliminohet nga Liga e Konferencës, humb ndeshjen në tavolinë ndaj Rennes

Tottenham Hotspur është eliminuar nga Liga e Konferencës pasi ndeshja finale, që njëkohësisht ishte vendimtare u numërua si e dorëzuar dhe Rennes morën fitoren në tavolinë me rezultat zyrtar 3 – 0.

Marketing

Shkaku i rasteve me COVID-19, skuadra e Premierligës nuk zhvilloi përballjen ndaj klubit francez dhe kërkojë një datë tjetër, gjë që nuk ishte alternative, përcjellë lajmi.net.

Me këtë rezultat në tavolinë, Spurs u renditën në pozitën e tretë në grup dhe kështu e mbyllin aventurën si pozitë e tretë, gjë që nuk i kualifikon tutje.

Arsyeja kryesore që thuhet se ishte shkaktar për eliminimin e Tottenham ishte rregulli i UEFA-së, që thotë se nëse 13 lojtarë janë në gjendje të luajnë, atëherë ndeshja duhet të zhvillohet.

Ndërkohë, ende s’ka pasur asnjë reagim nga skuadra e Antonio Conte.

Marketing