Qytetarët e Zlletovës mbetën me llogari boshe. Numri i qytetarëve të mashtruar rritet dita ditës, njofton Tellma TV.
Sipas vlerësimeve të mashtrimeve dëmi lëviz prej 200.000 euro. Pjesa më e madhe janë pensionistë, të cilët siç thonë kanë kursyer që të mos jenë barë e fëmijëve të tyre, por edhe t’ju ndihmojnë.
Skandali është zbuluar në fillim të muajit, kur një pensioner në vend që t’i heq paratë e postës në Zlletovë, ka mbetur në tavolinë, dhe nga atje i kanë thënë se në llogari nuk ka 5000 euro, ashtu siç ka pretenduar ai.
Zyrtar i Postës ka qenë i suspenduar, por kur rasti ka filluar të zgjidhet më 6 korrik ka bërë vetëvrasje.