Një ish-zyrtar i shërbimit në një burg në Rusi ka vrarë veten në gjykatë pasi ai u dënua me tre vjet burg, raportojnë mediat ruse.
Viktor Sviridov ishte kryetari i departamentit të transportit motorik të shërbimit federal të burgut.
Ai u dënua për zhvatje të 155,000 dollarëve nga ish-drejtori i shërbimit.
Pasi gjyqtari urdhëroi që të merrej në paraburgim, Sviridov qëlloi veten në kokë.
Një zëdhënëse e gjykatës e cituar në faqen e lajmeve ruse RBC thotë se ai mendohet se e ka futur armën vetë në gjykatë.
‘’Policia është në vendngjarje. Autoritetet kanë njoftuar një hetim mbi sigurinë gjyqësore pas të shtënave’’, raporton agjensia e lajmeve RIA.
Sviridov ishte i sëmurë me kancer. Ai ishte nën arrest shtëpie para gjyqit, i cili u zhvillua në gjykatën Chertanovsky të Moskës.
Avokati i tij, Grigory Ivanishchev, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se klienti i tij priste një aktgjykim jo fajtor dhe “nuk kishte prirje për t’u vetëvrarë”.
“Gjykata injoroi sëmundjen e rëndë,” tha ai. “Unë e lidh këtë [vetëvrasje] me vendimin e gjykatës.”