Zyrtarizohet transferimi i Mendyt në Arabi

Eduard Mendy edhe zyrtarisht është futbollist i ri i skuadrës arabe, Al Ahli.

Marketing

Ish-portieri i Chelseas është prezantuar ditën e sotme dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2026, shkruan IndeksOnline.

Mendy do të përfitojë pagë 12 milionë euro në vit plus 3 milionë bonuse.

Chelsea nga shitja e tij ka siguruar 17 milionë euro.

Testet mjekësore janë kryer të henën në Londër.