Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për punët e brendshme, Ylva Johansson, gjatë ditës së nesërme do të realizojë një vizite pune në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se Johansson do të realizojë takime me nënpresidentin Fuat Oktay, kryediplomatin Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.
“Gjatë vizitës do të diskutohen të gjitha aspektet e Marrëveshjes së 18 marsit, veçanërisht bashkëpunimi Turqi-BE në fushën e migracionit dhe dialogut për liberalizimin e vizave”, njoftoi ministria turke, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2016 për migrantët midis Turqisë dhe BE-së.
Turqia ka deklaruar se përderisa ajo ka respektuar kushtet e marrëveshjes, e cila u arrit për të reduktuar trafikun e migrantëve në BE, blloku evropian ka dështuar të mbajë premtimet për Turqinë, përfshirë ato të mbështetjes financiare.
Turqia ka kërkuar rishqyrtimin e marrëveshjes.