Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka përshëndetur vendimet e Qeverisë Kurti. Ai thotë se ato janë të nevojshme për të ecur përpara.
Tutje Pacolli thotë se kjo qeveri duhet të fillojë të mendojë se është edhe qeveria e atyre që nuk e kanë votuar, raporton Indeksonline.
Por si duket për këtë shkrim ai u bë pishman dhe e fshiu nga llogaria e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
“Fituesi drejton lojën”, thotë një thënie popullore, por loja ka rregullat e saj. Presidenti amerikan është edhe president i asaj pjese të popullsisë që nuk e ka votuar.
Vendimet e qeverisë Kurti janë për t’u përshëndetur dhe sigurisht të nevojshme për të ecur përpara me forcimin e shtetësisë sonë. Nuk besoj se vendimet e mira nuk mbështeten edhe nga pjesa që nuk e ka votuar z. Kurti.
Kjo është edhe një arsye tjeter që kjo qeveri të fillojë të mendojë se është edhe qeveria e atyre nga te cilet nuk u votuar.