Në seancën e jashtëzakonshme deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur pas kërkesës së partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me zhvillimet e fundit në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarë amerikanë dhe djali i presidentit Donald Trump, kanë deklaruar se SHBA duhet të rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë, për shkak të mos heqjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk nisi me kohë për shkak të mungesë së kuorumit.Tash janë të pranishëm në sallë gjithsej 61 deputetë