​“Biri im i ka të gjitha aftësitë që i duhen një lojtari, por s’do ta transferoj kurrë”

Edhe pse e ka pranuar se djali i tij, Giovanni, i ka të gjitha kualitetet që ai kërkon nga një lojtar në skuadrën e tij, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka bërë të ditur se ai nuk do ta transferojë atë asnjëherë.

Marketing

23-vjeçari argjentinas, i cili e shënoi golin e tij për Kombëtaren në ndeshjen kundër Guatemalës, ka arritur t’i bëjë përshtypje të gjithëve me performancat e tij për klubin italian, Fiorentina, transmeton Gazeta Express.

“Ai është një djalosh që ka gjithçka, por, fatkeqësisht, unë nuk do ta transferoj atë kurrë”, ka thënë Simeone.

“Nuk duhet të them kurrë, por është shumë e vështirë ta kesh fëmijën tënd në dhomën e zhveshjes, edhe për ata, por edhe për lidhjen mes nesh”.

“Nëse pas pesë apo gjashtë vitesh, ai bëhet një futbollist më i rëndësishëm se sa që është tani, atëherë mund të flasin përsëri për këtë situatë. Ndoshta ditën kur unë nuk do të jem më në Atletico Madrid, ai do të transferohet këtu”.

Marketing