Pas eliminimit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ka reaguar trajneri i saj i xhudos, Driton Kuka.
Kuka derisa e quan Majlindën krenari të veprimtarisë së tij ka nënvizuar edhe se ajo do të jetë gjithmonë kampione olimpike, botërore e evropianeAi ka shkruar “Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar”.
Shkrimi i plotë i Kukës:
Krenaria e veprimtarisë time …Majlinda të falënderoj për jetë!Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane!Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës.Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!
Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.
Kokën lartë Majlinda!Krenar me ty deri në frymën time të fundit