​Elvana me një performancë tipike shqiptare në Festivalin e Këngës

Elvana Gjata pritet të ngjitet në skenën e madhe të Festivalit të Këngës natën e parë gjysmëfinale dhe duket se do jetë një performancë për të mos u humbur.Siç e dimë të gjithë tashmë, Elvana shquhet si një nga performueset më të mira shqiptare dhe këtë do ta tregojë më së miri në datën 19 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Marketing

Në një video të postuar nga drejtuesi i emisionit Aperi Fest në RTSH, Eni Shehu, Elvana shihet duke improvizuar pak nga performanca e saj.Me shami të kuqe dhe pak elementë etno, duket se “Me tana” do të jetë një performancë që do t’ju “ndezë” gjakun e do t’ju bëjë të kërceni!