​Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur në banesën e tij në Prishtinë. Ai u gjet alivanosur pasditen e së premtes. Policia njofton se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Marketing

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.