Autoritetet e Pekinit kanë urdhëruar të gjithë qytetarët që kthehen në qytet, të hyjnë në karantinë për 14 ditë.
Banorët janë paralajmëruar që “të bëjnë vetë karantinë ose të shkojnë në vendet e caktuara për karantinë”, pasi u kthyen në kryeqytetin kinez nga pushimet, raporton BBC.
Ky njoftim erdhi sot nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin, pasi banorët u kthyen nga festimi i Vitit të Ri, të cilët kishin shkuar në pjesët tjera të Kinës.
Kjo masë është ndërmarr për të ulur rrezikun e përhapjes së më tejme të koronavirusit vdekjeprurës. Deri më tani mbi 1300 njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili e ka origjinën në qytetin kinës Wuhan