Departamenti i Shtetit shtoi 100 vende të tjera në listën e “vendeve të padëshirueshme për udhëtime: niveli 4”.
Aty përfshihet Britania e Madhe, Kanada, Franca, Meksika, Gjermania dhe të tjera që hyjnë në kategorinë e “rrezikut të lartë për shkak të COVID-19”.
Ministria e Punëve të Jashtme amerikane njoftoi qysh të hënën se në përputhje me rekomandimet e shërbimeve të saj shëndetësore, ajo do të zgjerojë listën e vendeve në të cilat nuk rekomandohet udhëtimi në rreth 80 për qind të të gjitha vendeve në botë.
Para të martës, kishte 34 vende në listën e Departamentit të Shtetit, dhe sot ka 131 vende në listë.