Transporti ajror i mallrave, është kthyer gradualisht në trendin e rritjes, pas periudhës së masave shtrënguese që u ndërmorën një vit më parë, në të gjithë botën për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare për transportin e mallrave ku evidenton se, në muajin mars 2021 volumi i mallrave të transportuar me ajër është 176.8 tonë, duke u rritur me 13.6%, në krahasim me mars 2020.
Krahasuar me mesataren e muajve mars për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur me 0.1%.
Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 449.5 tonë duke u ulur me 12.1%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020.
Në mars 2021, numri i fluturimeve të kryera është 1.128 duke shënuar një rritje me 22.3%, në krahasim me mars 2020. Krahasuar me mesataren e muajve mars për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është ulur me 26.1 %./Atsh