​Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur në Prishtinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar.Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërkohë endë nuk dihen motivet e tentim vrasjes.“Viktima i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing
Marketing