​Turqia nënshkruan kontratë për 50 milionë doza Sputnik V

Turqia ka nënshkruar një kontratë për 50 milionë doza të vaksinës ruse kundërCOVID-19 Sputnik V dhe dërgesat do të fillojnë muajin tjetër, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koca.

“Ne jemi në fazën e fundit të miratimit për përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V dhe ne kemi nënshkruar një kontratë për prokurimin e saj. Turqia ka nënshkruar një kontratë për shpërndarjen e 50 milion dozave brenda gjashtë muajve,” tha Koca në një adresim televiziv, raporton Reuters.

Turqia ka përdorur deri më tani vaksina kundërCOVID-19 të zhvilluara nga Sinovac kinez dhe kompania amerikane-gjermane Pfizer/BioNTech dhe ka kryer një total prej 22 milionë vaksinash, nga të cilat 13.55 milionë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Marketing

Të hënën, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) njoftoi se kompanitë farmaceutike turke do të prodhojnë vaksinën Sputnik V në fabrikat e tyre.