1 janari i vitit të ardhshëm (e martë) do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët e vendit. Njoftimin e ka bërë sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) me anë të një kumtese.
MPPS gjithashtu në kumtesë jua uron Vitin e Ri qytetarëve të vendit. 1 janari i vitit 2019 është dita e parë jo pune për gjithë qytetarët, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm akoma nuk janë zyrtarizuar ditët e festave.