1 Maji-punëtorët kërkojnë avancimin e të drejtave

Marsh protestues nën organizimin e më shumë sindikatave po mbahet në Shkup, si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 maji.

Marketing

Marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar, ndërprerja e praktikës së marrëveshjeve në kohë të pacaktuar më shumë se një vit, e shtuna dhe e diela të jenë ditë të pushimit javor, 12 muaj pushim të lehonisë, paga minimale të jetë së paku 13.800 denarë, janë disa nga kërkesat e pjesëmarrësve nga marshi sindikal, që organizon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në këtë protestë gjithashtu kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjithë çështjeve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe marrëveshja e përgjithshme kolektive.

Pjesëmarrësit e marshit sindikal secilën vit nën organizimin e LSM së për Ditën ndërkombëtare të punës kërkojnë rritje të pagave, regres për pushim vjetor për të gjithë, ndalesë për rritjen e kufirit të pensionimit, vende pune të shëndetshme dhe të sigurta dhe ndërprerjen e diskriminimit dhe mobingut dhe avancim të marrëveshjeve kolektive.

Marketing