Drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup me rastin e 1 Majit- ditës ndërkombëtare të punës ka uruar punëtorët të ndërmarrjes që drejton ai, shkruan Aktuale.mk.
Ju vini të parët dhe qëndroni të fundit në rrugët e Shkupit, ju mbani mbi supe barrën më të madhe të Ndërmarrjes sonë, duke i kryer detyrat e punës suaj me nder dhe me dinjitet, çdo ditë të javës në tri ndërrime. Kjo është arsyeja pse sot përzemërsisht jua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës- thuhet në urimin e SHabanit.