1 milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në Kosovë

Qeveria në largim e Kosovës ndau një milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit, si pasojë e vërshimeve që përfshinë Kosovën në javën e parë të janarit.

Marketing

Në njoftimin për media thuhet se Ministria e Pushtetit Lokal do t’i caktojë kriteret për kompensim dhe do të themelojë komision ndërministror për verifikim, vlerësim dhe koordinim të procesit të ndarjes së mjeteve nëpër komuna.

Sipas vendimit të Qeverisë, dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale, ndërsa dëmet në bujqësi do të kompensohen nga buxhetet komunale dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Javë më parë, Kosova është përfshirë nga vërshime të mëdha në disa zona.

Dëmet e sakta nga to nuk dihen ende, pasi që komisionet komunale janë duke i vlerësuara ato.

Marketing