25/12/2024
Ballina Lajme Shqipëri 1 në 4 adoleshentë, i përfshirë në konfrontim fizik

1 në 4 adoleshentë, i përfshirë në konfrontim fizik

1 në 4 adoleshentë në Shqipëri është përfshirë në konfrontim fizik.

Të dhënat vijnë nga raporti i OBSH për 44 vende, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 4. Sipas këtij studimi, grupmosha 11-15 vjeç rezulton të jetë përfshirë më shumë në dhunë fizike sesa ata të grupmoshës 15-18 vjeç.

Marketing

Shërbimi psiko-social në shkollë bën me dije se në shumicën e rasteve konfrontimi fizik ndodh jashtë ambienteve të shkollës.

Lediona Isabella, specialiste e Shërbimit Psiko-social, gjimnazi “Besnik Sykja”: Kam raste kur fëmija vjen dhe referon dhe thotë filan nxënës më bën këto sjellje që më bezdisin dhe nuk po i zgjidh me komunikim, ka raste kur personi nuk ka ardhur tek ne dhe janë zgjidhur jashtë shkollës.

Sipas psikologëve, në shumicën e rasteve konfliktet nisin nga rrjetet sociale dhe përfundojnë në përplasje fizike.

Lediona Isabella: Gjimnazistët bëhen pjesë e rrjeteve sociale ose të grupeve të WhatsApp, janë miq shok atje ndodh diçka dhe pastaj përshkallëzohet dhe pastaj problemi vjen në shkollë fizikisht. ka raste që personi që është më viktimë mundohet ta kapërcejë ose kërkon ndihmë ose jo, ose kur nuk e përballon dot do gjejë një formë për të kërkuar vëmendje. Ka raste që kalon në pjesën e dhunës fizike, por janë më të pakta në krahasim me atë verbale.

Nga studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rezulton se djemtë janë më të përfshirë në konfrontim fizik se sa vajzat, kryesisht tek 11-vjeçarët.

Lediona Isabella: Mosha e pubertetit dhe para adoleshencës fillon që në klasat 7-8 ku personi rritete pak dhe kërkon të përballojë sfidat. Konfrontimi nis si diçka me shaka pasi janë shokë dhe në momentin kur nuk e suporton kalon në konfrontime fizike, edhe pse në shkollë janë më pak.

Specialistët e OBSH thonë se në shumicën e rasteve, djemtë që rriteshin në familje më të pasura kishin më shumë gjasa të përfshiheshin në një përleshje fizike.

Tv Klan

Marketing