-10 ditë nga Botërori, miqësore dhe dëmtime, ja gjendja e pretendentëve…

Botërori është shumë pranë fillimit dhe kalendari ndërkombëtar është plot me miqësore, që i japin mundësi ekipeve të përgatiten dhe “yjeve” të tyre të mbajnë ose të gjejnë formën. Gjermania, kampione e botës në fuqi, po teston formën e të rikthyerit Neuer, ashtu si Brazili që dëshiron të shohë si është Neymar pas dëmtimit. Egjipti po përpiqet të gjejë një alternativë për Salah, por gjithsesi emëruesi i përbashkët në stërvitje gjatë kësaj periudhe është stërvitje intensive. Ja si mbërrijnë “të mëdhatë” në Rusi 2018…

Marketing

Image result for neuer

Gjermania

Neuer është gati, por fitorja është zhdukur!!!

Le ta nisim me citim e famshëm të Gary Lineker në “Itali ‘90”: “Futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 futbollistë vrapojnë pas një topi për 90 minuta, por në fund fiton Gjermania.” Kampionët e Botës në fuqi nuk po e kalojnë mirë këtë periudhë përgatitore që i afron me Rusinë. Por kur të vijë momenti jemi gati të vëmë bast se koha e eksperimenteve do të mbyllet dhe fitoret do të vijnë. Dyshimi më i madh ka lidhje me prezencën si titullar për Manuel Neuer, pas tetë muajsh mungesë si pasojë dëmtimi, por në pesë ndeshjet e fundit miqësore pas eliminatoreve, gjermanët nuk kanë fituar asnjëherë. Duhet thënë se kanë pasur disa nga kundërshtarët më të fortë në qarkullim, rivalë të drejtpërdrejtë për trofeun. Humbja kundër Austrisë në Klagenfurt ka qenë një këmbanë alarmi që Loew nuk do të nënvlerësojë.

Miqësoret: Angli 0-0, Francë 2-2, Spanjë 1-1, Brazil 0-1, Austri 1-2

Image result for mbappe

Franca

Ekipi është në formë dhe favorit për trofeun…

Superfuqia transalpine është bindëse në fushatën që e afron me Kupën e Botës dhe mjafton që mendosh futbollistët e famshëm që Didier Deschamp nuk ka grumbulluar për të kuptuar forcën e kësaj përfaqësuese. Trajneri ka larminë e zgjedhjeve dhe dy ndeshjet e fundit miqësore kanë treguar një ekip në formë. Italia dhe Irlanda janë mundur përkatësisht 3-1 dhe 2-0 në dy ndeshje që nuk kanë pasur histori. Në mars, të njëjtin fat pati edhe Rusia. E veçanta është që shënojnë të gjithë dhe janë sulmues cilësor si Dembele, Mbappé, Giroud, Fekir dhe Griezmann. Zgjidhni vetë se cili prej tyre është më i rrezikshëm.

Miqësoret: Rusia 3-1, Irlanda 2-0, Italia 3-1.

Image result for neymar croatia

Brazili

Më në fund Neymar është kthyer, edhe me gol…

Dyshimi më i madh për “Selseao” është situata e Neymar. Sulmuesi i Paris SG nuk luante që nga muaji shkuar për arsye dëmtimi, por mjaftuan pak minuta në fushë, në pjesën e dytë të miqësores ndaj Kroacisë, për të shënuar golin e parë në fitoren 2-0, me një veprim të denjë për famën e tij. Nuk do të jetë në maksimumin e formës, por është riaftësuar dhe mund të jetë progatonist në veprimtarinë më të rëndësishme. Pjesën tjetër të punës do ta bëj një grup solid, i fortë në mbrojtje dhe i bashkuar, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Sigurisht me synimin për të harruar humbjen 7-1 ndaj Gjermanisë, katër vjet më parë. Me Alisson në portë garancitë janë shtuar.

Miqësoret: Rusia 3-0, Gjermania 1-0, Kroacia 2-0.

Image result for lionel messi haiti

Argjentina

Eshtë provimi i fundit me kombëtaren për Leo Messi

“Çelesët” po fshihen. Pasi kanë lënë pas shpine polemikat, që kryesisht vinin nga Italia, për zgjedhjet e “dyshimta” të Sampaoli, Argjentina po përgatitet me drita të fikura për “Rusi 2018”. Nuk ka pasur ende një test të nivelit të lartë, vetëm një sukses 4-0 ndaj modestëve të Haiti me tre gola të shënuar nga Lionel Messi. “Pleshti” është në apelin e fundit të karrierës për t’iu përgjigjur Cristiano Ronaldos në pikët e tij më të dobët: kombëtaren. Messi, Higuain, Aguero, Di Maria dhe të tjerët duhet të marrin revanshin edhe për humbjen 6-1 në miqësoren e luajtur në mars ndaj Spanjës.

Miqësoret: Italia 2-0, Spanja 1-6, Haiti 4-0.

Image result for julen lopetegui

Spanja

Ndoshta po nënvlerësojnë ekipin “më të tmerrshëm”!

Pasi dominuan dhjetë vjeçarin e fundit të futbollit ndërkombëtar, “furitë e kuqe” janë disi në hije, por gabimi më i madh do të ishte nënvlerësimi. Grupi i lojtarëve të Lopetegui është shumë i fortë, pavarësisht nga një ndryshim i detyruar brezash. Loja e Spanjës është bindëse dhe barazimi 1-1 ndaj Zvicrës në miqësoren e fundit në Villarreal nuk është tregues real i forcës së tyre. Ndaj zviceranëve paguan një gjendje fizike që ende nuk është në 100% dhe eksperimente të ndryshme taktike, pavarësisht se në pjesën më të madhe të ndeshjes topin e zotëronte vetëm një ekip. Asensio, Vazquez dhe disa të tjerë janë futbollistë që mund të ndryshojnë fatet e ndeshjes duke u aktivizuar nga stoli. Praktikisht, trajneri i Spanjës ka 23 titullarë në dispozicion.

Miqësoret: Gjermania 1-1, Argjentina 6-1, Zvicra 1-1

Image result for cristiano ronaldo portugal

Portugalia

Kampionët e Europës i kanë sytë nga Cristiano Ronaldo

Prezantohen në Kupën e Botës si kampionët e Europës në fuqi dhe kjo është një risi, por ka disa paqartësi. I vetmi që jap siguri është Cristiano Ronaldo, por pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk i është bashkuar ende ekipit në grumbullim, sepse është me pushime, pas konsumimit të energjive me Real Madrid. Me kthimin e tij do të përmirësohet sulmi. Pa të Portugalia mbetet sterlie në sulm, si e tregoi barazimi 0-0 ndaj Belgjikës. Ndaj Tunizisë shënoi dy herë, por gjithashtu pësoi dy gola. Brishtësia në mbrojtje duke se shqetëson trajnerin Fernando Santos. Të paktën Andre Silva me Portugalinë, është ndryshe nga ai i parë me Milan.

Miqësoret: Egjipti 2-1, Holanda 0-3, Tunizia 2-2, Belgjika 0-0

Image result for harry kane england

Anglia

Southgate ka një “kartë” fituese, Harry Kane…

Si gjithmonë, kombëtarja e “tre luanëve” është një enigmë Në letër formacioni është “ok” dhe jep larmi zgjedhjesh taktike, sidomos në sulm, ku talenti i futbollistëve është me bollët. Por në fushën e lojës, zakonisht, Anglia nuk shkon mirë në veprimtaritë e mëdha. Trajneri Southgate duket se ka “blinduar” prej kohësh mbrojtjen dhe problemet janë vetëm në zgjidhjet që duhet të bëj në sulm. Kapiteni Harry Kane pritet të jetë një nga “yjet” në Rusi, por a do të dijë skuadra e tij ta furnizojë me topa.

Miqësoret: Holanda 1-0, Italia 1-1, Nigeria 2-1

Marketing