10 fakte sa magjepsëse, aq edhe tronditëse, mbi Romët

Cila është prejardhja e tyre e vërtetë? Pse stili endacak i jetesës nuk ka qenë gjithmonë zgjedhje e tyrja. Si ka mundësi që janë i vetmi komb pa një shtet? Përse nuk ka statistika zyrtare për popullin më të persekutuar në botë? A kanë vërtetë lidhje të forta me magjinë, dhe trashëgimia e jashtëzakonshme në art e kulturë…

Marketing

Romët janë popujt më të keqkuptuar dhe më të mitologjizuar në planetin tonë, dhe kështu ka ndodhur prej shekujsh. Ngahera ka patur zëra se ata hyjnë në qytete, joshin burra e gra, dhe më pas vjedhin çdo gjë mu përpara syve, duke përfshirë fëmijë. Duke lënë mënjanë keqkuptimet dhe mitet, romët mbeten një prej grupeve etnike më magjepsëse në histori.

Debati i madh se nga vijnë

Origjina e romëve është e mbështjellë me mister. Në ditët e hershme të udhëtimeve të tyre, dukej se ata u shfaqën si me magji në kontinent. Vetëm kjo gjë mund të ketë shkaktuar frikërat e europianëve, bashkë me misterin për romët. Profesorë të njohur hodhën teori se romët kishin imigruar masivisht nga India në shekullin 5. Kjo teori supozon se largimi i tyre kishte ndodhur për shkak të ngjitjes së Islamit, prej të cilit romët largoheshin dëshpërimisht për të mbrojtur lirinë e tyre fetare. Sipas kësaj teorie, ata u zhvendosën nga India në Anadoll dhe pastaj në Europë, dhe më tej, po sipas teorisë, ata u ndanë në tre degë – Domari, Lomavren dhe Romë – gjatë eksodit të tyre masiv. Megjithatë, profesori i njohur Ian Hanccock nuk e mbështet këtë teori. Ai propozon se ka patur tre migrime masive përgjatë shekujve. Hancock ka përdorur linguistikën për të mbështetur më tej teoritë e tij, por ka ndeshur në kundërshtime.

Stili nomad i jetesës nuk është gjithmonë zgjedhje e tyre

Romët janë konsideruar gjithmonë ekzotikë. Qoftë shprehje të përhapura si “shpirti i romit” (shpirt i lirë), apo shfaqja e Cirque de Soleil “Varekai”, romët janë paraqitur vazhdimisht si njerëz që lëvizin me dëshirë kudo ku munden. Sipas këtij stereotipi, ata preferojnë të jetojnë jashtë qendrës së shoqërisë dhe shpërfillin normat shoqërore, për një stil jetese gjithmonë në lëvizje të mbushur me karvanë shumëngjyrësh dhe vallëzime. Por arsyeja e lëvizjeve të tyre të papushimta është shumë më e trishtë. Për shekuj të tërë, romët janë dëbuar nga vendet ku kanë jetuar. Ky dëbim me forcë vazhdon edhe sot. Eshtë e zakonshme që numra të mëdhenj romësh të dëbohen në vende të tjera. Shumëkush ka hedhur teorinë se arsyeja më e vërtetë për ekzistencën nomade të romëve është gjithashtu më e thjeshta: mbijetesa.

Ata nuk kanë një vend të tyrin

Romët janë një komb pa shtet. Shumica e vendeve ua refuzojnë nënshtetësinë edhe nëse kanë lindur brenda vendit. Shekuj të tërë persekutim, shoqëria e tyre e izoluar dhe faktorë zbutës në ish Jugosllavi i kanë lënë romët të mënjanuar, larg prej shoqërisë dhe pa shtet. Kjo gjë nuk u rregullua as prej krijimit në vitin 1977 të Unionit Ndërkombëtar të Romëve. Në vitin 2000, romët u shpallën zyrtarisht një komb pa territor. Kjo gjë i bën ata të padukshëm ligjërisht. Pa qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor, atyre shpesh u mungojnë nënshtetësia e verifikueshme apo çertifikatat e lindjes. Dhe kjo shkakton shumë probleme, që i hasin të gjithë njerëzit “ligjërisht të padukshëm” në botë. Ata nuk kanë qasje në arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera sociale. Ata as pasaporta nuk marrin dot, gjë që ua bën udhëtimin të vështirë ose të pamundur.

Njerëzit më të persekutuar mbi tokë

Romët ishin një popull i skllavëruar në Europë, kryesisht në Rumani, nga shekulli 14 deri në shekullin 19. Ata tregtoheshin dhe shiteshin dhe konsideroheshin më pak se njerëzorë. Në vitet 1700, Mari tereza, sovrane e Perandorisë Austro- Hungareze, shpalli të paligjshëm popullin rom, veshjet dhe punësimin e tyre. Kjo u bë për t’i detyruar që të integroheshin në shoqëri. Mari Tereza ishte e vetmja sundimtare që u përpoq të asimilonte rumunët në këtë mënyrë. Ligje të ngjashëm hynë në fuqi në Spanjë, dhe shumë shtete europiane nxorrën jashtë ligji romët duke mos i lejuar të hyjnë në vendet e tyre. Deri kohët e fundit, romët ishin viktimat e padukshme të persekutimeve naziste. Regjimi nazist i ndiqte dhe i kapte romët, duke çuar mijëra prej tyre drejt vdekjes, duke pretenduar se ata ishin etnikisht inferiorë. Edhe sot, romët janë të persekutuar. Kohët e fundit, shumë organizata të të drejtave të njeriut kanë nisur të protestojnë për trajtimin që u bëhet romëve, qoftë dëbimi me forcë, apo mohimi i shërbimeve sociale.

Askush nuk është i sigurtë se sa romë ekzistojnë

Eshtë e vështirë të japësh një shifër të besueshme se sa romë ekzistojnë. Për shkak të diskriminimit që ata pësojnë shpesh herë, shumë prej tyre nuk regjistrohen publikisht apo të identifikohen si romë. Gjithashtu, duke patur parasysh padukshmërinë e tyre ligjore, sasinë e fëmijëve të lindur pa dokumenta dhe natyrën e shkujdesur të romëve, shumë prej tyre janë të paregjistruar askund. Problematike është edhe mungesa e romëve të regjistruar në shërbime publike, gjë që do të ndihmonte për të krijuar një ide më të qartë për numrin e tyre. Nju Jork Tajms vlerëson se popullsia e romëve në gjithë botën është afërsisht 11 milionë vetë. Megjithatë, këto shifra shpesh herë janë të debatuara. Duke qenë se ka shumë pak sondazhe apo regjistrime popullsie që përfshijnë romët, kjo shifër mund të jetë më e lartë apo më e ulët. Sidoqoftë, popullsi rome ka në SHBA, Rusi, Bullgari, Itali dhe vende të tjera europiane.

Ciganët

Për shumë njerëz, termi “cigan” thjeshtë nënkupton dikë që është nomad dhe nuk konsiderohet një fyerje racore. Por për romët, kjo shprehje ka një kuptim fyes. Për shembull, sipas Fjalorit të Oksfordit, fjala “gypped” – mashtruar e ka burimin nga “gypsie” dhe nënkupton një akt kriminal. Romën, që shpesh herë thirreshin gypsies, shiheshin si të huaj dhe hajdutë dhe madje fjala “gypsy” u bëhej tatuazh në lëkurë gjatë regjimit nazist. Ian Hancock, profesor i shquar i linguistikës e ka përshkruar fjalën si një etiketë që u vihej grupit etnik që konsideroheshin të huaj. Fjala është përdorur nëpër shekuj për të shtypur romët, për t’i dalluar si të ndryshëm, si dhe për të krijuar një stereotip. Romanët vetë nuk e quajnë veten në këtë mënyrë dhe përdorimin e termit e konsiderojnë poshtërues.

Ata nuk janë më “magjikë” se të tjerët

Ekzistojnë shumë legjenda që rrethojnë romët. Një e tillë thotë se ata zotërojnë magji disa shekullore që e kanë përcjellë brez pas brezi. Legjenda lidhet me letrat e bixhozit, sferat e kristalit dhe çadrat ku rrëfejnë fatin. Në jetën e përditshme hasim shumë prej këtyre stereotipeve për romët. Letërsia është e mbushur me përmendje të romëve dhe arteve të tyre magjike. Për shembull, tek “Jane Eyre”, romët vizitojnë Thornfieldin si parashikues fati. Tek romani “Thinner” i Stephen King, ku personazhi kryesor mallkohet nga një rom pasi vret një plakë, i kushtohet shumë vëmendje aftësisë së romëve për të kryer akte magjie. Veç kësaj, ka shumë filma ku spikasin mallkimet e romëve. Edhe në art ka shumë përshkrime të romëve si figura mistike dhe magjike. Për shumë intelektualë, kjo gjë është thjeshtë e pavërtetë.

Nuk kanë një fe zyrtare

Në folklorin europian, është thënë shpesh se romët krijuan një tempull me krem djathi. Më tej thuhet se e hëngrën kur ishin të uritur gjatë një periudhe urie masive. Kjo gjë i la ata pa një kishë apo fe. Me gjasë nuk është e vërtetë, por e vërtetë është që romët nuk kanë nëj fe zyrtare. Zakonisht, ata i bashkohen kishës që është mbizotëruese në vendin ku jetojnë. Megjithatë, ka shumë besime tradicionale rome. Por këto mund të praktikohen ose jo, si pjesë e fesë së tyre. Ian Hancock ka hedhur poshtë atë që është besuar deri sot, se romët nuk kishin një fe zyrtare para dhe pas eksodit. Në shkrimet e tij ai flet për lidhje të shumta mes romëve dhe hinduizmit.

Modesti në gjithçka

Ndonëse martesat e romëve shpesh shoqërohen me fustane dhe veshje gjigande, modestia është tipike në veshjen e trye të përditshme. Mes romëve, modestia është një parim tradicionalisht i rëndësishëm. Vallëzimet që shoqërohen më shpesh me gratë rome janë ato të belit. Megjithatë, shumë gra rome kryejnë edhe vallëzime tradicionale ku përdorin jo vetëm belin. Po kështu, fustanet e gjatë që përdorin gratë rome, nuk janë me qëllim që më pas t’i ngrejnë në mënyrë joshëse gjatë vallëzimeve. Ato i mbajnë për shkak se në traditën e tyre ekspozimi i këmbëve është gjë jomodeste.

I kanë dhënë botës një trashëgimi shumë të madhe arti
Që në krye të herës, romët kanë qenë fort të lidhur me të kënduarit, kërcyerit dhe aktruarit. Ata e kanë përcjellë këtë traditë nëpër shekuj dhe kanë lënë pas një trashëgimi me përmasa shumë të mëdha. Shumë romë janë asimiluar në botë, duke lënë trashëgimi të talentit të tyre dhe kulturës rome. Lista e muzikantëve të famshëm romë përfshin Keshan, Neon Hitch, Cher Lloyd, Jerry Mason, dhe Django Reinhardt. Autori i famshëm Mikey Walsh dhe autori i Pilgrim’s Progress John Bunyan janë dy prej romëve që kanë shkruajtur libra të paharrueshëm. Po kështu, edhe shumë kërcimtarë të famshëm janë romë. Këta artistë përfshijnë Carmen Amayan, që konsiderohet një prej kërcimtareve më të famshme të flamengos, e të gjithë kohërave. Në fund të fundit, ndoshta janë vërtetë magjikë. 

Marketing