10 Faleminderimet e Selamit!

Zv/drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Ilmi Selami pas përfundimit të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, në rrjetin social ka postuar dhjetë faleminderimet për të gjithë ata që ishin pjesë e regjistrimit.

Marketing

FALEMINDERIM nr.1
Të gjithë vullnetarëve të cilët u paraqitën me vetë dëshirë për të ndihmuar bashkëatdhetarët tjerë gjatë procesit të regjistrim në Diasporë, THELLËSISHT I FALEMINDEROJ DHE I PËRGËZOJ PËR PUNËN E BËRË DHE PËR NDJENJËN E KOMBËTARISË QË KANË TREGUAR GJATË TËRË KËTIJ PROCESI SHTATË MUJOR TË REGJISTRIMIT.
Ata i dhanë shpirt këtij procesi. Pa ta, ky proces nuk do ishte aq i suksesshëm.
Nderë dhe respekt deri në maksimum.
I lutem Zotit të Madhërishëm që punën dhe mundin Tuaj ta shpërblejë me të mirat e Tij!

FALEMINDERIM nr.2
Të gjithë personave të angazhuar si REGJISTRUES në procesin e Regjistrimit 2021, U FALEMINDEROHEM deri në përulje për punën e shkëlqyer që e kanë bërë gjatë ditëve të regjistrimit. Ata ishin bartësit kryesor të procesit. Në duartë e tyre ishte suksesi!
Zoti u dhashtë gjithë të mirat!

FALEMINDERIM nr. 3
Të gjithë komunave dhe Komisioneve Komunale/Rajonale për regjistrim, të gjithë anëtarëve dhe kryetarëve në to, U FALEMINDEROHEM NË MAKSIMUM për përkrahjen, logjistikën dhe punën e tyre të palodhshme gjatë procesit të Regjistrimit 2021! Pa ndihmesën e tyre vajtja e këtij procesi nuk do ishte i lehtë. JU FALEMINDERIT!
Zoti ju shpërbleftë për mundin!

FALEMINDERIM nr.4
Të gjithë personave të angazhuar si INSTRUKTORË RAJONAL në procesin e Regjistrimit 2021, U FALEMINDEROHEM thellësisht për punën e shkëlqyer dhe koordinimin në terren që e kanë bërë gjatë ditëve të regjistrimit. Ata ishin hallkë sbum e rëndësishme në mes qendrës dhe terrenit. Ata ishin kontributorët që orientonin revjistruesit në lëvizjet e tyre në terren.
Zoti u dhashtë gjithë të mirat!

FALEMINDERIM nr.5
Të gjithë personave/të punësuarve në Entin Shtetëror të Statistikës, të angazhuar si INSTRUKTORË SHTETËRORË në procesin e Regjistrimit 2021, U FALEMINDEROHEM pafundësisht për punën e shkëlqyer që e kanë bërë gjatë përgatitjes dhe zbatimit në praktikë të procesit te Regjistrimit. Ata ishin krijuesit, ndjekësit dhe zbatuesit e Regjistrimit. Nuk kanë qenë të dukshëm aq në skenë por në fakt kqnë qenë shtylla bartëse të këtij procesi të rëndësishëm
Zoti e bekoftë punën tuaj dhe u dhashtë gjithë të mirat!

FALEMINDERIM nr.6
Të gjithë personave/të punësuarve në Entin Shtetëror të Statistikës, të angazhuar në SHTABIN KRYESOR TË REGJISTRIMIT 2021, U FALEMINDEROHEM maksimalisht për punën e tyre të palodhshme në koordinimin dhe subordinimin e këtij procesi. Punë kjo që kêrkoi shum energji, impenjim dhe durim.
Zoti u dhashtë mirësi e mbarësi!

FALEMINDERIM nr.7
Z. Kasam Selimit, Z. Enver Ismailit, Z. Ilir Zenkut dhe Z. Deniz Isa, U FALEMINDEROHEM posaçërisht për punën e tyre që përveç si vullnetarë, me përgatitjen dhe njohuritë e tyre në tehnologjinë informative, më kanë ndihmuar fuqishëm në aspekt të evitimit të problemeve dhe pengesave që dilnin herë pas herë me funkcionimin e sistemeve për regjistrim. Ndihmesa e tyre ka qenë shum e çmuar dhe me rëndësi pêr mbarëvajtjen e procesit tê Regjistrimit 2021!
Përulem me respekt ndaj punës Suaj!
Zoti u dhashtë gjithë të mirat!

FALEMINDERIM nr.8
Të gjithë drejtuesve dhe punonjësve nëpër institucione dhe organizata apo parti politike që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e REGJISTRIMIT 2021, U FALEMINDEROHEM nga zemra. Çdo kontribut i secilit nga Ju ka qenë një gurë i çmueshëm më tepër në kalanë e Regjistrimit
Zoti u dhashtë mirësi e mbarësi!

FALEMINDERIM nr.9
FALEMINDERIT të gjithë pjesëtarëve të përfaqësive diplomatike dhe institucioneve e organizatave ndërkombëtare në Vend, për ndihmesën dhe përkrahjen e pashoq që ia dhanë këtij procesi të rëndësishëm të REGJISTRIMIT 2021 për shtetin tonë.
Ata si zakonisht janë përkrahësit më të medhenj të proceseve me rëndësi drejtë progresit. Kështu ishte edhe tani!
Faleminderit deri në pafundësi!

FALEMINDERIM nr.10
Dhe faleminderimi i fundit por jo më pak i rëndësishëm, shkon për të gjitha mediumet (televizive, internet dhe të shkruara).
Mediumet ishin KRAHU IM I DJATHTË në tërë procesin e REGJISTRIMIT 2021!
Çdo fjalë falënderuese do të ishte tepër e vogël karshi kontributit të tyre madhor në këtë proces. Ju faleminderit që ekzistoni! Ju nuk bëni veç informimin, por njëkohësisht i ndërtoni dhe stabilizoni proceset me interes shoqëror e shtetëror. Thjeshtë, JU LUMTË PËR PUNËN TUAJ FISNIKE!
Zoti u dhashtë shëndet e suksese!

Marketing