Ditën Botërore e Hepatitit është shënuar sot.
Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E), që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje, shkruan Instituci i Shwndetit Publik.
Mesazhi për këtë vit është: “Hepatiti: Koha për t’u testuar, koha për t’u trajtuar, koha për t’u kuruar”.
Në veçanti, hepatiti viral B dhe C prek rreth 325 milionë njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë, shkruan ISHP.
Të paktën 60% e rasteve të kancerit të mëlçisë sipas këtij instituti janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral.
Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Në mbarë botën, 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral dhe nuk e dinë këtë.
Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk e dinë se si.
10 GJËRAT QË DUHET TË DINI RRETH HEPATITIT VIRAL
• Hepatiti viral B dhe C janë sfida të mëdha shëndetësore
• Hepatiti viral B dhe C janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë
• Testimi dhe trajtimi në kohë i hepatitit viral B dhe C mund të shpëtojë jetë
• Hepatiti viral shkakton sëmundje me pasoja të rënda dhe u ngarkon familjeve një barrë të madhe ekonomike
• Hepatiti viral është kthyer në një vrasës të madh për shkak të mungesës së vëmendjes globale
• Gjatë 15 viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve nga hepatiti viral
• Në të njëjtën kohë po rritet numri i njerëzve që infektohen rishtaz me hepatit viral