10 “komitë” janë arrestuar pas protestave të mbrëmshme

Policia ka arrestuar dhjetë persona që në protestat e mbrëmshme të organizuara nga grupi i tifozëve “Komitët”, raporton SHENJA.

Marketing

Ata kanë sulmuar policë, kanë hedhur shufra hekuri dhe koktej molotovi në drejtim të parlamentit. Siç njoftoi policia në buletinin e saj:

“Në orën 20:30, një pjesë e turmës protestuese mes të cilëve edhe disa persona me maska, kanë filluar të hedhin shishe drejt policëve. Kanë hedhur edhe mjete piroteknike, shufra, konzerva dhe një koktej molotovi të pa ndezur. Për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, janë arrestuar dhjetë persona”