10 prokurorë serbë dhanë dorëheqje

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se sot kanë dhënë dorëheqje 10 prokurorë të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Marketing

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar  ka njoftuar se pritet të mbajë takim.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe bëri të ditur më 5 nëntor se zyrtarët serbë në Kuvend, Qeveri, pushteti lokal, Polici, Gjykatë dhe institucione të tjera në veri të Kosovës do të largohen, derisa Qeveria në Prishtinë të tërhiqet nga plani i saj për targat.

Paralajmërimet e kësaj partie për largim nga institucionet u bënë pasi autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili deklaroi se nuk do të zbatonte vendimin e Qeverisë për targat./