​10-shja e kandidatëve më të votuar të LDK-së

Derisa ende janë duke u numëruar votat e kandidatëve për deputetë, në listën e kandidatëve më të votuar për deputetë të LDK-së prin lideri Lumir Abdixhiku me 87,051 vota derisa e dyta pas Abdixhikut ëshë Doarsa Kica Xhelili me 34,965, pasuar me Hykmete Bajramin e cila deri më tani ka siguruar 32,863 vota.

Marketing

Pas treshes së parë, lista vijon me Kujtim Shala i cili deri tani ka siguruar 29,166 vota, Avdullah Hoti 23,995 vota, Lutfi Haziri 22,719 vota, Anton Quni me 21,447 vota, Jehona Lushaku Sadriu me 16773 vota, Imri Ahmeti me 16190 vota si dhe i dhjeti sipas kësaj renditje është Armend Zemaj me 15,449 vota.

Ndryshe në 19 qendra komunale po vazhdon numri i votave të kandidatëve për deputetë.

KosovaPress ka raportuar edhe për listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.