10 vjet së bashku, modelja flet për martesën: Nuk është xheloz, ja dhurata luksoze

Amina Shena ka folur për marrëdhënien 10-vjeçare me bashkëshortin e saj, reperin Lazy, duke treguar ndër të tjera se ai nuk është aspak xheloz. Pyetur për suksesin e një marrëdhënieje kaq të gjatë e të lumtur, fryt dashurie i së cilës është djali i tyre, modelja ka rrëfyer çelësin e këtij ‘sekreti’.

Marketing

“Mirëkuptimi. Kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Sepse është e vështirë të gjesh dikë që të kupton në këtë fushë që unë bëj”, – është shprehur modelja Amina Shehu. Moderatorja Ester Bylyku nuk ka nguruar ta pyesë se cila është dhurata më e bukur dhe e shtrenjtë që ka marrë ndër vite nga bashkëshorti i saj dhe Amina ka treguar se këtë dhuratë e ka marrë shumë vite më parë. Një buqetë shumë të madhe me trëndafila dhe një unazë, ishte dhurata me vlerë që modelja e cilësuar si kopje e Merilyn Monroe, dhe që mori 9 vite më parë nga reperi Lazy.