100 ditë qeverisje, Mickoski: Integrimi, qëllim strategjik

Fokusi i Qeverisë mbetet në përmbushjen e qëllimit strategjik për integrim në BE, por jo me këmbim të diktatit dhe ultimatumit, gjë që s’janë vlera evropiane, tha kryeministri, Mickoski, duke i renditur politikat 100 ditësh të Qeverisë dhe planin e integrimit. Nuk lëviz nga qëndrimi që ndryshimet kushtetuese të bëhen me prapaveprim, realisht të kenë efekt juridik në momentin kur Bullgaria ta ratifikojë protokollin për aderim të plotë të RMV-së në BE.

Marketing

“Si Qeveri asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga realizimi i qëllimit tonë të dytë strategjik, e që është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian, dhe, nëse ka nevojë do të bisedojmë me këdo qoftë, do të bisedojmë sa të ketë nevojë, që të vijmë deri tek marrëveshja dhe kompromisi që është dinjitoz dhe që nuk do t’i lëndojë sërish ndjenjat.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Mickoski u ndal edhe tek pjesa e reformave, në veçanti në sferën e gjyqësorit. Potencon se lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë dhe siç thotë, të pastrohet sistemi i jurisprudencës nga kontaminimi dhe robërimi partiak.

Potencoi edhe skadimin e afatit për propozime, se si të vihet në binarë sistemi i drejtësi, që ishte 30 shtatori, por sipas tij, në Qeveri nuk ka arritur asnjë propozim zyrtar.

Nuk revanshohem, këto çështje ia lë ligjit dhe institucioneve përkatëse, thotë Mickoski.

“Dëgjojnë kohëve të fundit, realisht pse akoma nuk është filluar vendimi për luftën kundër korrupsionit, respektivisht, pse nuk burgosen? As si njeri po as si profesor universitar e as si politikan nuk do të lejoj që për këtë të bëj estradë. As s’kam ndërmend si njeri që përmes pozicionit dhe keqpërdorimeve të institucioneve që janë pjesë e Qeverisë të manifestohet forca e fuqisë dhe revanshizmi. Ka institucione ku udhëhiqen këto procese, ka ligj, ka Kushtetutë, para së cilave duhet të përgjigjen ata që kanë bërë krim.”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Shefi i Qeverisë shton se tashmë në këto reforma shihen efektet dhe angazhimet e para menaxhuese.

“Për herë të parë në shtetin e pavarur kemi gjykatës të lartë të kapur me mito, kemi ish-kryetar të Këshillit për Prokurorë Publik pjesëmarrës në të, ish-deputetë, deputetë aktual, drejtorë, biznesmen, skandale të mëdha.”, – u shpreh kryeministri, Hristijan Mickoski.

Ligji në Maqedoninë e veriut do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe s’do të selektojë nëse krimi ka baza politike, biznesore apo individuale, përfundon Mickoski.

Marketing