100 ditë qeverisje në MPB, Toshkovski: Rritëm sigurinë, luftojmë krimin

Në 100 ditë qeverisje Ministria e Punëve të Brendshme është përpjekur që ta ngrit profesinonalizmin në dikasterin me të cilin udhëheq minstri Panço Toshkovski, i cili thotë se e kanë gjetur në gjendje kaotike.
Ndër punët që i ka realizuar kjo minsitri në këto ditë përmend eliminim e problemit me nxjerrjen e dokumenteve personale, hapjen e zyrave adminstrative për shërbimet e qyterarëve si në Jegunovcë, Likovë ndërsa paralajmëron hapjen edhe të disa zyrave të njëjta. Toshkovski ndalet edhe te funksionimi i rregullt i sistemit one stop-shop, i cili thotë se në bisedë me ministrat e brendshëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Serisë, do të punojnëqë deri në sezonën e ardhshme verore të funksionojë sistemi, që sipas tij kjo s’është bërë për fajin e vendit tonë.

Marketing

Toshkovski potencon se përqëndrimi do të mbetet në sigurinë e qytetarëve.

“Rritja e pranisë së policëve, qytetarë më të sigurtë – është një prej parimeve kryesore të MPB-së. Mendoj se së paku shkupjanët e kanë ndjerë përmirësimin dhe dallimin në 100 ditët e kaluara me rritjen e pranisë së nëpunësve policorë në terren. Kemi pasur aksione të ndryshme që i kemi implementuar, kemi mjaft kundërvatje të konstatuara ndaj qyteratëve që ngasin motoçikleta, numër të madh të qytetarëve kemi arrestuar, persona që kanë ikur nga burgjet, kështu që aksioni ka dhënë rezultate.” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Toshkovski siguroi se do ta luftojnë krimin dhe korrupsioni në mënyrë transparente dhe se ajo po apikohet edhe brenda MPB-së.
Thotë se që kur ai është minsitër, janë ngritur 25 kallëzime penale kundër 32 nëpunësve policorë, dhe kjo dëshmon për profesionalizmin e tyre.
Minsitri i brendshëm foli edhe për planet në të ardhmen që ka të bëjnë me funskionimin e këtij institucioni

Marketing