Maqedonisë i duhet stabilitet financiar në pushtetin lokal. Kryetar i BNJVL-së Petre Shilegov kërkoi shqyrtimin e pozitës së deritanishme të pushtetit lokal lidhur me kompetencat dhe mjetet që marrin për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve. Vitet e kaluara komunat kanë qenë plotësisht të harruara shtoi Shilegov.
Qytetarët duan shërbime dhe rezultate, nuk duan të dëgjojnë për borxhet e komunave, kush si i ka bërë dhe pse i ka bërë. Ata drejtohen tek ne që të marrin shërbime, kërkojnë sot, nesër dhe jo të presin me vite për ujë, ajër të pastër, rrugë, kanalizime, çerdhe etj dhe përderisa këtë nuk mund ta realizojmë për çfarëdo lloj arsye, qytetarët më të drejtë do të jenë të pa kënaqur. Eshtë për të ardhur keq se jemi dëshmitar çdo ditë të këtyre kërkesave te qytetarëve dhe jo çdo herë mund të ju përgjigjemi pozitivisht.” – tha Petre Shilegov, kryetar i BNJVL
Kryeministri Zaev siguroi mbështetjen e qeverisë për në projekte për përmirësimin e infrastrukturës në nëpër komuna ndërsa theksoi se ndihmë në vlerë prej 120 milion euro do të ketë edhe nga Banka Botërore.
Infrastruktura, rrugët, çerdhet, shkollat e mesme dhe ato fillore do të jenë vetëm pjesë e projekteve të planifikuara. Nga Banka Botërore veçse janë siguruar 70 milion euro për ndërtimin e rrugëve lokale dhe 50 milion euro për ujësjellës dhe sisteme kanalizimesh. Por është shumë e rëndësishme që komunat të përgatisin projekte dhe programe cilësore të rishikuara që të mund t’i shfrytëzojnë mjetet e siguruara”. –theksoi Zoran Zaev, kryeministër
Në konferencën e organizuar nga BNJVL për decentralizmin e pushtetit lokal ,ambasadori Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, tha se patjetër duhet të definohen përgjegjësitë e komunave për një proces sa më të mirë të decentralizimit në vend./alsat/