“100 milion euro” për projekte në komuna të ndara në mënyrë të barabartë!

Sipas burimeve tona dhjetëra milionë euro janë ndarë për komunat e Tetovës, Gostivarit, Çairit, Strugës, Kërçovës,… Mjetet janë të ndara në mënyrë të barabartë dhe të drejtë në të gjitha komunat dhe rajonet.
Komunat ku jetojnë kryesisht shqiptarë do të marrin mbi 20 milionë euro, që është afërsisht 30% e shumës totale të mjeteve të ndara me këtë vendim të Qeverisë.
Në seancën e 26-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.
Këto vendime kanë të bëjnë me financimin e projekteve në fushën e mjedisit, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve, për të cilat komunat nuk kanë fonde të mjaftueshme për t’i realizuar dhe janë të një rëndësie thelbësore për qytetarët.
Deri më tani janë vlerësuar dhe miratuar 274 projekte nga 77 komuna, me një vlerë totale prej 65 milionë euro. Për arsye të ndryshme për shkak të papërgatitjes dhe moskompetencës së materialeve nga komunat, ende nuk janë marrë vendime për financimin e projekteve në qytetin e Shkupit dhe komunat Strumicë e Saraj.
Ky projekt do të vazhdojë të realizohet me mjete të reja, siç ka paralajmëruar Qeveria, në vlerë prej 250 milionë euro shtesë.
Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mos ndarje të mjeteve. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se disa nga komunat më të mëdha që menaxhohen nga kryetarë komunash nga BDI-ja opozitare marrin shuma të mëdha mjetesh, duke shkelur rregullin e mëparshëm të sabotimit të qeverive ndaj kryetarëve të opozitës.
Qeveria ka marrë vendim që komunës së Çairit t’i ndajë 169 milionë denarë, Gostivarit 162 milionë denarë, Tetovës 81 milionë denarë, Dibrës 42 milionë denarë, Kërçovës 56 milionë, Strugës 136 milionë, Haraçinës 35 milionë denarë, për Butelin, 54 milionë denarë për komunën e Vrapçishtit, 55 milionë për Likovën, 37 milionë për Bërvenicën, 36 milionë denarë për Dollnenin, 68 milionë për Komunën e Shuto Orizarit, Bogovina do të marrë 60 milionë denarë, Zhelina 51 milionë.
Qeveria është kujdesur me rastin e ndarjes së mjeteve për komunat ku jetojnë qytetarë nga bashkësitë e ndryshme etnike, si Buteli, Kumanovë, Gazi Babë, Bërvenicë e të tjera, që projektet të vlejnë për të gjithë pa përjashtim dhe të ketë projekte që do të mbulojnë edhe lagjet ku janë të banuara me shqiptarë.
Ndonëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dha afat të gjatë për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve, disa nga komunat e menaxhuara nga BDI, si Saraji, nuk arritën të dorëzojnë projekte për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Për të mos dëmtuar qytetarët, Qeveria është pajtuar gjithashtu që këtyre komunave t’u jepet mundësia të dorëzojnë dokumente për të marrë mjete nga ky program.

Marketing
Marketing