100 milionë euro për konviktet studentore energjetike efikase dhe sistem të ujitjes

Me 100 milionë euro mbështetje gjermane, vendi do të rehabiliton katër sisteme të ujitjes së 14.000 hektarëve rreth pellgut të lumit Vardar, do të ndërtojë hidrocentrale të vogla në (hidrosistemin) HS “Lisiçe” dhe do të rinovojë shtatë konvikte të studentëve – në Shkup, Ohër Shtip, Prilep dhe Manastir, sipas standardeve për efikasitet energjetik.

Marketing

Marrëveshjet e huas dhe granteve me Bankën KfW të Gjermanisë u nënshkruan sot nga ministrat e Financave, Arsimit dhe Bujqësisë Nina Angellovska, Arbër Ademi dhe Trajan Dimkovski.

Programi i ujitjes është parashikuar në 110,7 milionë euro, 27,9 milionë euro, prej të cilave janë para shtetërore ndërsa 80 milionë euro janë kredi KfW, me një periudhë shlyerjeje prej 15 vjet[ve dhe një grejs periudhë pesëvjeçare. Për më tepër, banka jep grant prej 2,8 milion eurove. Për projektin e rehabilitimit të energjisë në konviktet studentore, kredia arrin në 20 milionë euro ndërsa granti prej 4,7 milionë eurove, gjithashtu me periudhë shlyerje prej 15 vjet[ve dhe një grejs periudhë pesëvjeçare. Normat e interesit janë 0,52 për qind për konviktet e studentëve dhe 0,43 përqind për sistemin e ujitjes.

Nga projekti i ujitjes pritet rritje e prodhimit konkurrues, ndërsa rinovimi i konvikteve, i cili duhet të përfundojë plotësisht në vitin 2024, do të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të mësimit për studentët.

Siç theksoi ministrja Angellovska para nënshkrimit të marrëveshjeve, të dy projektet kanë të bëjnë me përparësitë më të rëndësishme: ndryshimet klimatike, energjinë e rinovueshme dhe investimin në kapitalin njerëzor.

“Në kushtet e ngrohjes globale, ujitja është çelësi për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe produktivitetin”, u shpreh ministrja Angellovska.

Sipas ministrit Dimkovski, me këtë investim, përveç nxitjes së ndjeshme të rritjes në bujqësi, do të përmirësojë edhe standardet, si dhe kushtet e punës së fermerëve. Gjithashtu, do të mundësojë mbajtjen e të rinjve në sektorin agro-bujqësor. “Ky është vetëm një segment i luftës sonë kundër ndryshimeve klimatike”, u shpreh ministri Dimkovski.

Duke iu referuar rinovimit të konvikteve të studentëve, ministri Ademi sqaroi se bëhet fjalë për standarde themelore të efikasitetit energjetik, strukturor dhe masa për të përmirësuar komoditetin e jetës dhe të mësimit. Kjo, tha Ademi, përfshin zëvendësimin e dritareve dhe dyerve të brendshme dhe të jashtme, ndërtimin e çatisë, instalimet e fasadave dhe sistemeve të kanalizimit brenda dhe përreth ndërtesave, zëvendësimin e instalimeve elektrike, instalimin e sistemeve të reja të ngrohjes, rinovimin e tualeteve dhe kuzhinave, si dhe sigurimin e mbrojtjes nga zjarri.