103-vjeçari në Ministrinë e Jashtme, Osmani e çon për t’u vaksinuar (VIDEO)

Ibush Ademit në kartë identiteti i shkruan se ka lindur në vitin 1918! Sot është plot 103 vjeç!

Marketing

Në “Ditën e Hapur” të Ministrisë së Jashtme ai ka shprehur dëshirë të shkojë në ministri, ku u takua me ministrin Bujar Osmani. Në bisedë e sipër, plaku tregon se jeton i vetëm dhe se “nuk i ka ra mas” punës së vaksinimit.

Me të marrë vesh këtë, Osmani i propozon Ibushit 103-vjeçar që të shkojnë për ta vaksinuar. Ai pranon. Arrijnë në poliklinikën në Çair, ku jashtë dalin mjekët dhe e vaksinojnë në makinë, pa qenë nevoja që plaku të dalë jashtë.