106-vjeçarja nga Filipinet bëhet modelja më e vjetër e kopertinës së “Vogue”

Vogue në Filipine ka vendosur Apo Whang-Od si yllin e kopertinës së numrit të prillit, një lëvizje që e bën artisten 106-vjeçaren personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën e Vogue.

Marketing

Whang-Od – e njohur gjithashtu si Maria Oggay – ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj.

Me banim në fshatin malor të Buscalan, në provincën Kalinga, ajo konsiderohet tatuazhistja tradicionale më e vjetër, e cila përsos tatuazhet vetëm duke përdorur një shkop bambuje, një gjemb nga një pemë pomelo, ujë dhe qymyr, nga luftëtarët indigjenë Butbut.

“E fundit nga brezi i saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, tha Vogue Filipine në një postim në mediat sociale.

Sipas saj tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të bëjnë tatuazhe.

“Unë jam e vetmja që kam mbetur gjallë që ende bëj tatuazhe. Por nuk kam frikë se tradita do të marrë fund sepse po mësoj mjeshtrit e ardhshëm të tatuazheve. Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe.

Për sa kohë që mund të shoh, do të vazhdoj të bëj tatuazhe. Do të ndaloj sapo të mos shoh më qartë,” tha ajo.

Kryeredaktorja e Vogue në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosën njëzëri që Whang-Od të dilte në kopertinë.

Apo Maria, “Whang-Od”, Oggay simbolizon forcën dhe bukurinë e shpirtit filipinas, tha Vogue në rrjetet sociale.