108 mijë maska mbrojtëse donacion nga Çekia

Përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, vendi ynë sot pranoi donacion nga Çekia e përbërë nga 108 mijë maska ​​mbrojtëse, 18 mijë maska ​​të tipit FFP2/N95, si dhe pesë mijë veshje mjekësore.

Marketing

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili sot ndoqi ngjarjen e dorëzimit të donacionit, theksoi se në këtë moment, derisa po pritet për vaksinat, fokusi i Qeverisë është që të sigurojë materiale mbrojtëse për ata që janë në vijën e frontit.

“Miqtë tanë nga Çekia e plotësuan kërkesën tonë e cila ishte dorëzuar përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së. Me këtë ndihmë, Çekia, duke siguruar maska ​​mbrojtëse dhe veshje mjekësore, hyn në një shoqëri të miqve tanë të cilët përmes këtij mekanizmi ofruan ndihmë. Çekia është një mik i madh i yni, ky solidaritet është i dukshëm”, tha Dimitrov, duke shtuar se në kohën kur maskat ishin veçanërisht në fokus, në fazën e parë të betejës, ne morëm një milion maska ​​kirurgjikale nga Çekia.

Ambasadori çek, Mirosllav Toman gjithashtu foli për ngjarjen, duke theksuar se ky akt është dëshmi e lidhjes mes dy kombeve.

“Miqtë e njohin njëri-tjetrin pas kohërave të vështira. Shpresoj se së bashku do të kthehemi së shpejti në jetën normale”, tha Toman.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti shtoi se ky është akt më shumë sesa miqësie që përsëritet në vendin tonë dhe se Çekia është një nga mbështetësit e vërtetë të Republikës së Maqedonisë të Veriut.