109 vite nga çlirimi i Shkupit, homazhe para bustit të Isa Boletinit në sheshin Saraj (FOTO)

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ‘100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë’, sot kryetari z. Blerim Bexheti bashkë me drejtorin e ITSHKSH-së z. Skender Hasani, pasardhësit e Hasan Prishtinës – z.Mehmet Prishtina, Isa Boletinit – z.Gazmend Boletini, Ukshin Hotit – z.Andin Hoti, veprimtarin e kauzës kombëtare z. Fazli Veliu, si dhe funksionarët nga Komuna e Sarajit, u bënë homazhe para bustit të Isa Boletinit në sheshin Saraj.
Në këtë event prezent ishin edhe drejtori I i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV z. Shkodran Tolaj bashkë me këngëtarët Miranda Hashani, Besjana Memeti dhe Visar Rexhepi performuan refrenin e këngës Shkupi Dardan.
Kështu duke shënuar 12 gushtin – 109 vjetorin e ditës së çlirimit të qytetit të Shkupit, komuna e Sarajit gjithmonë do të përkrah gjithmonë evente të këtilla që për qëllim kanë përkujtimin e figurave të heronjëve tanë kombëtarë.

Marketing

Marketing