11 të paditur në Tetovë, me vërtetime false fituan 100 mijë euro nga sigurimet

Një mjek nga Spitali Klinik i Tetovës, dy avokatë dhe tetë persona të tjerë nga Tetova ngarkohen me kallëzime penale për keqpërdorime, falsifikime dhe mashtrime me vërtetime mjekësore false duke përfituar pagesa nga sigurimet në vlerë prej 100 mijë eurove, përcjell INA.

Marketing

Policia e Tetovës theksoi se ka ngritur kallëzim penal ndaj I.B, 52 vjeç, mjek nga Spitali Klinik i Tetovës, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve dhe ndihmë për mashtrim, dy avokatëve me inicialet D.K (35) dhe N.D (34), si dhe tetë personave të tjerë të gjithë nga Tetova.

Mjeku i dyshuar në disa raste ka përgatitur raporte mjeksore me përmbajtje të rrejshme në favor të personave të tjerë, të cilat janë shfrytëzuar nga dëshmi tek kompanitë e sigurimit dhe kështu kompanitë e sigurimeve janë detyruar të paguajnë shuma të mëdha parash.

Marketing