11 vjet burg për serbin që përpunonte drogë në Reçicë të Vogël

Millan Zarubica, serb që kryesonte prodhimin e drogës në një prej laboratoreve më të dhëma të Evropës Juglindore në Reçicë të Tetovë, u dënua me 11 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar 12 vite, por meqë e pranoi fajin, dënimi iu zbut me një vit. Zarubica u arrestua gjatë vitit të kaluar në Tetovë, në bashkëpunim edhe me autoritetet Serbe, që e njihnin mirë aktivitetin e e tij dhe që ishte një farmacist i zoti.

Marketing

Përveç Zarubicës, fajin e pranoi edhe një i akuzuar tjetër nga Serbia, dhe tre shtetas të Maqedonisë, që e kanë ndihmua atë në prodhimin e drogës në një bodrum shtëpie në Reçicë të Vogël. Shtetasi tjetër serb është dënuar me 9 vite burg, ndërsa të dënuarit nga Maqedonia kanë marrë nga 7 vite burg, vetëm njëri prej tyre u dënua me 4 vjet.