Sipërfaqja e përmbytjeve në Shkodër është rritur me 20 hektarë tokë duke e çuar totalin nën ujë në 1120 hektarë tokë.
Mësohet se veç sipërfaqes, janë rritur me 300m³/s prurjet në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Parashikimet e sinoptikanëve kanë bërë që të merren masa për t’i paraprirë situatave emergjente.
Pyetje: A ka ndryshim të sipërfaqes që gjendet nën ujë?
Emi Kalaja: Krahasimisht me ditën e djeshme, sipërfaqja e përmbytjes ka ndryshuar duke u zgjeruar vetëm me 20 hektarë tokë duke e çuar në 1120 hektarë tokë të cilat janë nën ujë në zonën e Obotit, në fshatin Obot dhe në fshatin Muriqan, njësia administrative e Anamalit. Në rrugën e Obotit tashmë mund të kalohet vetëm me automjete të larta, ndërkohë që ka ndryshuar edhe situata e shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, nëse ditën e djeshme ka patur 500m³/s që shkarkohej, sot janë rritur shkarkimet në 800m³/s pikërisht nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Duke qenë se sipas ekspertëve të metereologjisë parashikohet që dita e nesërme të ketë reshje më të dendura shiu, por edhe prurje më të larta janë marrë masa që t’i paraprihet një situate më emergjente në qarkun e Shkodrës./ Tv klan