12 lojtarë të United helmohen nga ushqimi pas ndeshjes në Moldavi

Manchester United ka pasur shumë probleme pas ndeshjes së Europa League, ndaj Sheriff Tiraspol, të zhvilluar të enjten. Pasi u kthyen me fitoren 2-0 nga Kishinjevi, kryeqyteti i Moldavisë, “Djajtë e Kuq” nuk ishin në gjendje të stërviteshin të plotë të premten.

Sipas mediave angleze, plot 12 lojtarë të ekipit munguan në stërvitje të premten dhe të shtunën për shkak të një helmimi nga ushqimi. Ende nuk dihet nëse helmimi ka ardhur nga ushqimi i konsumuar në Moldavi apo gjatë fluturimit privat të kthimit.

Marketing

Fatmirësisht, ndeshja e fundjavës që Manchester United duhet të luante në Premier League u shty për shkak të mungesës së forcave të rendit, që duhet të angazhoheshin për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Kështu që, forma jo e mirë e futbollistëve gjatë këtyre ditëve nuk ndikoi te ecuria e United në Premier League.

Ndeshja e radhës e Manchester United është ajo ndaj Manchester City, në 2 tetor.