Sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të rregullt të 174-të, solli vendim për alokimin e mjeteve nga Projekti për lidhjen e rrugëve lokale në vlerë prej 70 milionë euro, kredi e siguruar nga Banka ndërkombëtare për zhvillim dhe ripërtëritje dhe Banka Botërore.
Ky projekt u dedikohet të gjithë komunave në Maqedonin e Veriut dhe ka për qëllim, rehabilitimin, rekonstruimin dhe mbindërtimin e rrugëve lokale, projekt ky i cili do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha komunat e vendit!
Nga kjo kredi 12 milionë euro do të përfitojnë komunat që udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë pa dallim të përkstësisë së tyre partiake.