13.166 raste aktive me virus në vend

Numri i rasteve aktive në vend është 13.166, nga të cilët numri më i madh janë në 5.731 në Shkup. Më pas vjen Tetova me 1.192 raste aktive, në Kumanovë – 859, Gostivar – 726, Strugë – 618, Ohër – 554, Strumicë – 543, Kërçovë – 494, Prilep – 269, Manastir – 266.

Marketing

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 5.362 testeve, u regjistruan 577 raste të reja me Covid-19, jetën e humbën 30 pacient, ndërsa 1.010 pacientë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 182.450, numri i pacientëve të shëruar është 163,070, ndërsa numri i vdekjeve është 6.214.

Marketing