“Një person aplikon edhe nga tetë herë, ligji gjerman nuk kufizon numrin e kërkesave”
13 mijë aplikime të përsëritura për azil vetëm këtë vit kanë arritur nga Ballkani në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatën në Gjermani. Disa media gjermane shkruajnë se ende ka një numër të madh të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia që kërkojnë azil në mënyrë të përsëritur, megjithëse është pothuajse e pamundur që këto kërkesa të jenë pozitive.
Kryesisht në pranverë, emigrantët kthehen në vendet e tyre të origjinës, kalojnë verën atje dhe kthehen në vjeshtë për të aplikuar sërish për azil”, shkruan Gazeta Berlinit Tagesspiege.
Ligji gjerman për azil nuk kufizon numrin e kërkesave për azil për të njëjtin person. Ka raste kur i njëjti person bën kërkesën shtatë apo detë herë. Problemi qëndron se këto kërkesa të përsëritura i ngarkojnë shërbimet për përpunimin e kërkesave, të cilat tashmë janë në kufi të kapacitetit të tyre për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve nga vende të tjera si Ukraina, Turqia, Siria dhe Afganistani.